Sulmuesi i Liverpool, Darwin Nunez, duhet të dënohet me pesë ndeshje moslojë për goditjen me kokë ndaj mbrojtësit të Crystal Palace, Joachim Andersen, sipas ish futbollistit, Jason Cundy.
Nunez u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari Paul Tierney pas goditjes, ndërsa Anderson gjithashtu mori një karton të verdhë.
Por, ish-mbrojtësi i Chelsea dhe Tottenham, Cundy beson se uruguaiani duhet të ndëshkohet më ashpër.
“Goditja me kokë nga Nunez, unë personalisht mendoj se ai do të marrë më shumë se ndeshje moslojë, mendoj se ai do të përfundojë me një dëndim më të madh”, tha Cundy në talkSPORT.
“Ajo që bëri ishte një turp, turp absolut. Unë mendoj se ai duhet të dënohet me pesë ndeshje. Sjellja ishte e dhunshme aty. Të goditësh me kokë dikë është një sulm, ky është një sulm. Ai e goditi me kokë”, përfundoi ai.