Ish-futbollisti i Flamurtarit padit klubin ‘kuqezi’ në FFK (DOKUMENT)

Portieri i mirënjohur kosovar, Flamur Neziri, e ka bërë një ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës ndaj skuadrës së Flamurtarit në të cilën ka luajtur më parë.

“Gardiani” nga Prishtina i cili tashmë luan për skuadrën e 2 Korrikut është ankuar në FFK me pretekstin se Flamurtari i ka mbetur borxh 1170,59 euro.

Ai e ka bërë ankesën në Federatë më 14 janar të këtij viti.

“Unë Flamur Neziri, ish futbollist i klubit K.F. Flamurtari deklaroj se klubi në të cilin kam qenë, nuk i është përmbajtur kontratës profesionale të cilin e kemi arritur duke mos i përmbushur obligimet financiare muaji korrik është paguar vetëm 656, 61 euro me mos pagesë 222,59 euro. Pagesa e muajit dhjetor 804 euro me mos pagesë 72,8 euro dhe komplet pagën e muajit qershor. Gjithsej klubi obligohet të përmbushë kontratën 1170, 59 euro borxh. Kërkojë që obligimi financiar të kryhet deri më datën 24.01.2020. Në të kundërtën, kërkojë nga Federata e Futbollit e Kosovës që ta obligojë klubin në shlyerjen e borxhit. Shpresojë që kërkesa ime të merret në konsideratë”, shkruhet në kërkesën e Flamur Nezirit.

I kontaktuar nga Zëri.info, Flamur Neziri e zbuloi marrëveshjen që e kishte me klubin “kuqezi”.

“Marrëveshja me kryetarin e Flamurtarit (Imer Ademi) ka qenë që deri në fund të vitit 2019 të kryhen të gjitha obligime. Pasi që ato nuk janë kryer, e kam telefonuar kryetarin dhe ai më ka thënë se nuk të kam asnjë borxh dhe jam detyruar që të drejtohem në FFK”, nis bisedën Flamur Neziri.
Neziri thotë se është ftuar që në prani të FFK-së të merret vesh me drejtues të Flamurtarit.

“Zyrtari i Flamurtarit më tha se nuk të kemi borxh kurse ia dëshmova me llogari bankare se nuk jam paguar”, shtoi Neziri.

“Në FFK më kanë thënë se deri në mbledhjen e ardhshme nuk mund të bëjmë asgjë ose më thanë të shkojë të përmbaruesi. Unë deklarova se FFK na garanton kontratat, për atë është institucion, është garantues i marrëveshjeve të dy anshme”, ka deklaruar Flamur Neziri.

Kujtojmë se në raste të mos përmbushjes së kontratave, klubet mund të dënohet më heqjen e tri pikëve.

Zëri e ka kontaktuar edhe drejtorin sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morina i cili thotë se nuk është në dijeni për çështjen në fjalë.

Sipas tij, rasti ka ndodhur para se ai ti bashkohet klubit kryeqytetas.

Neziri është ndër portierët më cilësor në Kosovë.

Ai ka luajtur në disa skuadra kosovare kurse me FC Prishtinën i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.

Ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës në kohën sa kjo e fundit drejtohej nga Albert Bunjaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *