Ish futbollisti francez zbulon problemet mes Mbappes dhe Didier Deschamp

Ish lojtari i ekipit kombëtar francez, Jerome Rothen, është shprehur i shqetësuar me paraqitjet e yllit francez, Kylian Mbappe në Kampionatin Evropian.

Ai ka zbuluar disa probleme të cilat sipas tij ekzistojnë mes Mbappes dhe trajnerit, Didier Deschamps.

Rothen tha për RMC se Mbappe ka një ego të lartë dhe Deschamp nuk di se si të përballet me këtë gjë tani.

“Jam i shqetesuar Mbappe ka një ego të lartë dhe Deschamps nuk di se si të merret më me të. Është një problem dhe është reflektuar në fushë. Mbappe nuk është paraqitur mirë në këtë kampionat. Nuk është në të njëjtën formë sikurse me PSG. Të gjithë flasin për të si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kur është kështu, ju prisni diçka më shumë sesa një asist për një gol të Benzema dhe një duel fizik të fituar në golin e Griezmann kundër Hungarisë”, tha Rothen për RMC.

Rothen është paraqitur 13 herë për ekipin e parë të Kombëtares franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *