Investcorp nis bisedimet me Milan, klubi mund të shitet më shpejt seç pritej

Fondi Investcorp synon të blejë Milanin. Këto nuk janë më thashetheme, është një realitet i konsoliduar që konfirmohet nga një reagim në “Twitter” nga ambasada e Bahrein-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ambasadë bën zyrtarë kushtet e një negocimi që mund të kalojë klubin “kuqezi” te pronarët e rinj në fund të muajit për një shifër prej rreth një miliardë e njëqind milionë dollarësh. Prandaj do të ishte vetëm çështje ditësh që Milan të kalojë në pronësi të Fondit Investcorp.

Në faqen zyratre në “Twitter” të ambasadës së Bahrein-it shkruhet: “Menaxheri i aseteve Investcorp, me qendër në Bahrein, ka hyrë në negociata ekskluzive për blerjen e klubit italian AC Milan për 1.1 miliardë dollarë. Investcorp u themelua në vitin 1982, ofron një portofol të larmishëm dhe global investimi dhe menaxhon mbi 42 miliardë dollarë asete në mbarë botën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *