Nga e premtja Milan pritet të jetë me pronarë të rinj.
‘Rossoneri’ pritet të bëhen skuadra më e shtrenjtë në histori të futbollit italian.
Gjiganti ekonomik me qendër në Bahrein, ‘Investcorp’ pritet të blejnë skuadrën e Milan.
Mediat italiane bëjnë të ditur se nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja kompletohet të premten.
‘Investcorp’ do të paguajnë 1.1 miliard euro për të marrë skuadrën në pronësi.
Epoka e re për Milan pritet të fillojë nga e premtja e 29 prillit.