Interi triumfon ndaj Napolit në derbin e javës, “ndezet” gara për titull në Serie A

Derbi i javës së 13-të në Serinë A italiane i ka takuar Interit që ka triumfuar kundër Napolit.

“Neurazzurët” fituan 3-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj napolitanëve me përmbysje në rezultat.

Zielinksi me gol të bukur në minutën e 17-të hapi serinë e golave në qytetin e modës.

Gjashtë minuta më vonë në skenë doli Hakan Çalhanoglu që barazoi përmes penalltisë.

“Zikaltrit” në pushim me epërsi i dërgoi kroati, Pershiq kur konkretizoi një rast një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Pjesën e dytë më mirë e nisin vendasit që ngritën në 3-1 avantazhin përmes një kundërsulmi të shpejt me anë të së cilës Lautaro Martinez ia dhuroi “qetësinë” Interit.

Mertens me një gol në minutën e 78-të tentoi të rikthejë Napolin në lojë, megjithatë kjo ishte e tëra nga ta.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti për gjatë gjithë ndeshjes për mysafirët.

Interi me këtë fitore mbetet në vendin e tretë, por i afrohet shumë Milanit dhe Napolit që ndajnë vendin e parë.

Skuadra e Simone Inzaghit ka 28 pikë, ndërsa Napoli së bashku me Milanin kanë nga 32.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *