Interi do të kërkojë ta ngushtojë hendekun ndaj liderit të Serie A Napoli, kur të përballet me të sonte në orën 18:00 në Milano.
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani do të përpiqet ta ndihmojë Napolin ta ruajë ecurinë e përkryer pa humbje në ligë sonte në Giuseppe Meazza ndaj kampionit në fuqi.
Napoli është lider me 32 pikë, aq sa ka Milani i cili e pësoi humbjen e parë sezonale të shtunën kur u mposht 4:3 nga Fiorentina, shtatë larg Interit.
Humbja e Milanit është lajm i mirë për të dy skuadrat, por në veçanti për zikaltrit që duan të kthehen në binarë për ta mbrojtur titullin.
Trajneri i Interit Simeone Inzaghi është pa mbrojtësin kryesor Stefan De Vrij që është i lënduar, ndërkohë ka vendosur ta pushojë Edin Dzekon.
Te Napoli mungojnë Deme dhe Matteo Politano të prekur nga koronavirusi.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen