Shumë tifozë të Interit janë mbledhur në sheshin e famshëm të qytetit të modës për të festuar titullin e kampionit në Serie A.
Interi edhe matematikisht është kampion i ri i Italisë, pasi Atalanta e vendit të dytë barazoi 1:1 me Sassuolon.
Tifozë të shumtë të mbledhur kanë nisur festimet për këtë trofe që i mungonte klubit tash e një dekadë.
Brohoritjet dhe këngët për klubin nuk munguan në këtë festë të madhe e cila nuk dihet se kur mbaron.
Ndonëse situata pandemike e ka bërë të veten, mbështetësit e klubit italian nuk u ka penguar aspak kjo gjendje.
Mëposhtë mund t’i shikoni pamjet e festimeve nga tifozët e Interit në Milano:
Duomo nerazzurro ⚫️? pic.twitter.com/PvJQqOyZpL
— Fcinter1908 (@fcin1908it) May 2, 2021