Inter ka arritur të shmangë një humbje pothuajse të sigurt në javën e gjashtë të Serie A.
Zikaltrit, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi kundër Parmas.
Një rezultat me shijen e fitores për vendasit dhe të humbjes për mysafirët, duke parë se këta të fundit kanë shpërdoruar avantazhin e dyfishtë të krijuar nga dy golat e Gervinhos në minutën e 46-të dhe të 62-të.
Kundërpërgjigja e zikaltërve ka ardhur me dy kroatët Brozovic në të 64-ën dhe Perisic në të 92-ën, me këtë të fundit që ka zëvendësuar denjësisht Lukakun e lënduar.
Inter mban vendin e pestë në renditje me 11 pikë, ndërsa Parma atë të 15-in me pesë pikë.