Matteo Politano ka qenë kryefjala e kësaj merkatoje janari.
Shkëmbimi i bujshëm me Spinazzolan dështoi, ndërsa zikaltrit kanë nisur punën për t’i gjetur një strehë të re.
Drejtuesit duket se ia kanë dalë, pasi Politano do të nënshkruajë me Napolin.
Mediet italiane janë të bindura se një lëvizje e tillë do të ndodhë, madje kanë bërë me dije dhe detajet e marrëveshjes.
Lojtari do të huazohet deri në fund të sezonit për 3 milionë euro dhe do të blihet për 19 të tjera, plus bonuse.
Politano do të nënshkruajë deri në vitin 2024, ndërsa do të fitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuse të tjera.
Politano nuk bënte pjesë në planet e Contes dhe dëshira e tij ishte të largohej.