Interi mund Bolognan, vetëm dy pikë më pak se Milani

Interi e ka mposhtur me rezultat 3-1 në San Siro sonte Bolognan për ta marrë vendin e dytë në Serie A, derisa ka vetëm dy pikë më pak se Milan që është në vendin e parë. Achraf Hakimi ishte më i miri në këtë ndeshje ku shënoi dy gola për skuadrën milanezë

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme në San Siro sonte duke mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Bolognas.

Interi e nisi mirë këtë ndeshje ku në pjesën e parë u shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Romelo Lukaku që shënoi në minutën e 16-të me asistimin e Perisicit.

Në fund të pjesës së parë, Achraf Hakimi do të shënonte një gol të bukur pasi që mori një super top nga Brozovic duke shënuar kështu golin dytë në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë Bologna tentoi të kthehet në lojë dhe u mendua që e arriti këtë pasi që në minutën e 67-të do ta ngushtonte Vignato.

Por, i shpejt ishte reagimi i Interit.

Ishte përsëri Hakimi që mori një topi në gjysmën e fushës dhe pasi kaloi dy lojtarë e godet atë me këmbën e majtë dhe shënon golin e tretë për Interin në minutën e 70.

Pas këtij goli Interi e menaxhon mirë ndeshjen dhe në fund merr tri pikë që e lënë atë 2 pikë pas Milanos që është në vendin e parë në Serie A.

Interi për momentin nga 10 xhiro ka 21 pikë në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *