Skuadra e Interit është kthyer me fitore nga udhëtimi në Firence pasi shënuan fitore ndaj Fiorentinës.
“Neurazzurët” triumfuan në fund 1-3 ndaj vendasve të cilët kishin të parët fitoren në duar.
Sottil zhbllokoi shifrat pas 23 minutave lojë, për ta barazuar më pas Darmian vetëm shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Tre minuta më vonë, Dzeko përmbysi gjithçka duke realizuar me kokë pas harkimit fantastik nga Çalhanoglu.
Goditjen e fundit Fiorentinës ia dha Perisiq që shënoi për rezultatin final tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Me këtë fitore, Interi pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Napoli që tani ka një ndeshje më pak.
Fiorentina mbetet e gjashta me nëntë pikë.