Interi merr fitore në derbin e javës, mposht Romën në Olimpico Interi merr fitore në derbin e javës, mposht Romën në Olimpico

Interi ka fituar si mysafir i Romës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tetë të Serie A.

Dy skuadrat e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start, por që harkimi i Lorenzo Pellegrinit, që ka mundur të jetë letë gol, pasi Yan Sommer e lëshoi topin nga duart për ta gjetur shtyllën.

Te Interi gjuajti bukur Henrikh Mikhtarian, i cili gjuajti fuqishëm, por shtylla ndali goditjen e tij.

Pjesa e parë nuk është se solli diçka më shumë met ë dy skuadrat që shkuan në pushim me barazim.

Në minutën e 60-të, Interi arriti të zhbllokojë ndeshjen me Lautaro Martinez që shënoi me një gjuajtje të bukur brenda zonës për 1-0.

Roma tentoi të bënte më shumë në minutat e mbetur pa sukses, duke u dorëzuar para kampionit aktual.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Roma është e 10-ta me dhjetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *