Interi është rrugës së duhur për ta fituar titullin në Itali.
Të besuarit e Antonio Contes kanë rikuperuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e mbetur, duke e mposhtur 2-1 Sassuolon.
Ashtu si pjesën më të madhe të sezonit, edhe sonte shënuan Romelu Lukaku për 1-0 në minutën e 10-të dhe Lautaro Martinez për 2-0 në minutën e 67-të.
Mysafirët shënuan gol në minutën e 84’ përmes Hamed Traore, duke i djersitur vendasit që luftuan shumë për ta ruajtur rezultatin deri në fund të ndeshjes.
Kështu, Interi tani ka shkuar në kuotën e 71 pikëve, 11 më shumë se Milani dhe 12 më shumë se Juventusi.