Për skuadrën e Antonio Conte, opsioni i vetëm përballë gjermanëve ishte fitorja, dhe me jo pak vuajtje, arritëm qëllimin, me Romelu Lukakun që shënoi dy gola.
Një gol i Matteo Darmian në minutën e 17′, i dha epërsinë 0-1 Interit, shkruan lajmi.net.
Vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Alassane Plea.
Interin në dorë në pjesën e dytë e mori Romelu Lukaku, me dy gola të shënuara, në minutat 64′ dhe 73′.
Monchengladbach nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtoi në 2:3 epërsinë, kur Plea shënoi sërish (76′).
Por, deri në fund të ndeshjes, ky rezultat nuk ndryshoi, me Interin që mori një fitore shumë të rëndësishme.
Në xhiron e ardhshme Inter pret Shakhtarin, ndërsa Monchengladbach udhëton te Real Madrid.