Interi e mund Bolognan dhe e rrit epërsinë ndaj Milanit dhe Juventusit në krye të Serie A

Interi e ka bërë një hap të madhe drejt titullit të parë në Serie A pas 11 vjetëve, pasi e mposhti 1:0 Bolognan, në një ditë kur rivalët e tij për titull, Milan dhe Juventus, dështuan të fitonin.

Romelu Lukaku e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit të rëndësishëm për Interin në Renato Dall’Ara të shtunën në mbrëmje, raporton GE.

Skuadra e Antonio Contes e vizitoi Bolognan, e vetëdijshme se rivalët e saj Milan dhe Juventus kishin lëshuar pikë duke barazuar me Sampdorian dhe Torinon përkatësisht, më herët gjatë ditës.

Ky ishte një motiv shtesë për zikaltrit për të fituar në Bologna dhe pikërisht këtë e arritën, megjithëse me mund të madh.

Interi tani grumbullon 68 pikë në vendin e parë pas 28 ndeshjeve, tetë më shumë se Milani në vendin e dytë, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar dhe 12 më shumë se Juventusi në vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *