Werner nuk është në planet e Interit.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Piero Ausilio.
Ai e ka lënë me një fjalë Timo Wernerin në duar të Liverpoolit, pasi tha se Interi s’do ta transferojë për shumë arsye.
“Do të jem i sinqertë, më pëlqen shumë, e kemi ndjekur për një kohë”, i tha ai Gianluca Di Marzios.
“Sido që të jetë, ai s’do të vijë në Inter për arsye të ndryshme; s’ka pasur asnjëherë negociata sepse e di se çfarë dëshiron lojtari”.
“Ai ka klauzolë lirimi, por s’do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”.