Unitedi dhe Interi kanë fituar dhe janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa League. Interi e ka mposhtur 2-1 në shtëpi Ludogoretsin, në anën tjetër United e mundi 5-0 Club Bruggen në “Old Trafford”.
Interi i Antonio Contes siguron biletën për fazën tjetër të Europa League.
Zi Kaltrit kanë triumfuar 2-1 edhe në ndeshjen e kthimit kundër Ludogoretsm në “Giuseppe Meazza”, sfidë që u zhvillohet pa prani të tifozëve për shkak të frikës nga koronavirusi.
Kështu, Interi siguroi kualifikimin pas triumfit të përgjithshëm 4-1.
Në sfidën e dytë, për Interin shënuan Lukaku dhe Christian Biraghi, ndërsa për mysafirët shënoi Oliveira-Souza.
Biletën për fazën tjetër e ka prerë edhe
Man Unitedi, që e ka shkatërruar Club Bruggen në “Old Trafford”, duke e mposhtur 5-0.
Fernandes shënoi golin e parë në minutën e 27, para se Odion Ighalo të realizojë golin e parë me fanellën e Unitedit në minutën e 34’, dhe të dytin për Unitedin.
Për 3-0 shënoi McTominay në minutën e 41’, kurse për rezultatin përfundimtar 5-0 i shënoi dy gola Fred, në minutat 82’ dhe 93’.