Ylli francez i Chelseat, N’Golo Kante pritet të largohet në vitin e ardhshëm nga Stamford Bridge dhe nuk mungojnë klubet e mëdha të interesuara për të.
Kante ka hasur në vështirësi të gjej veten në skemat e Frank Lampard dhe shpeshherë ka qenë edhe rezervistë.
Që nga kthimi i futbollit pas pauzës disa mujore shkaku i pandemisë, Kante ka pasur rënie të formës dhe largimi i tij ka qenë pjesë e thashethemeve.
Shumë klube të mëdha evropiane kanë qenë të lidhura me yllin francez, por dy janë më të interesuarat.
Sipas mediumit francez Canal +, mesfushori i Chelseat është shfaqur si një objektiv kryesor i transferimit për Interin.
Ekipi italian ka qenë e lidhur me disa yje të Bluve në ditët e fundit, por qëllimi i tyre kryesor është të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës.
Kjo thuhet se përfaqëson një goditje për Real Madridin, i cili është gjithashtu i etur për lojtarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.