Interi arrin marrëveshje me Kristjan Asllanin

Interi ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani për kushtet personale. Bisedimet janë duke avancuar me Empolin ku edhe po diskutohet çmimi që duhet paguar për shërbimet e tij.

Kështu raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili shton se drejtori i përgjithshëm i Interi po punon fuqishëm për mbylljen e kësaj tretative.

Asllani dhe Bellanova janë që të dy pranë Interit, ndërsa Bremer ka qenë gjithmonë objektivi kryesor si qendërmbrojtës i ri.

Interi po ashtu është në bisedime të avancuar me Paulo Dybalan si dhe po negocion me Chelsean për rikthimin e Romleu Lukakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *