Interesim i madh i tifozëve të Gjilanit për ndeshjen e Conference League – shiten pothuajse të gjitha biletat

Të enjtën, në “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e Conference League mes skuadrës së Gjilanit dhe ekipit letonez, Liepaja.

Derisa sot ka filluar edhe shitja e biletave për këtë takim, nga ajo që dihet deri tani është se interesimi për ta parë nga afër ndeshjen është shumë i madh.

Nga fotografitë që ka siguruar Insajderi shihen numër i madh i biletave tashmë të shitura. Madje, as çmimet që u konsideruan të larta nuk po i ndalin tifozët.

Çmimet për biletat për ndeshjen SC Gjilani – Liepaja janë si më poshtë:

Lindje 5 Euro

Perendim 10 Euro

VIP 20 Euro

Ndryshe, mësohet se tashmë janë aranzhuar 12 autobusë që të mundësohet ardhja e tifozëve gjilanas në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *