Garë e madhe raportohet të jetë nisur në kërkim të shërbimeve të mbrojtësit shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.
Sipas mediumeve italiane, 20-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Interi, por së fundmi interesim për të kanë shprehur edhe gjigantët evropianë, Manchester City, Bayern Munich, Manchester United e Evertoni.
Megjithatë, mendohet se lojtari dëshiron kalimin tek Interi.
Kumbulla sivjet ka shkëlqyer në mbrojtjen e Veronas bashkë me reprezentuesin e Kosovës, Amir Rrahmani, që verës do t’i bashkohet Napolit.
Kumbulla ka debutuar në nëntor te Kombëtarja e Shqipërisë, ku pritet të jetë një nga futbollistët kryesor në kualifikimet e ardhshme që nisin në shtator.