Interesante: Trajneri i Lazios e largon nga Serie A skuadrën e vëllaut të tij

Lazio ka barazuar me Torinon në ndeshjen që i takoi javës së 25-të në Serie A.

Falë këtij barazimi 0-0 Torino edhe matematikisht ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit italian.

Me barazimin e këtyre dy skuadrave ka pësuar Benevento e cila tashmë ka rënë nga Serie A.

Vakia interesante është se trajneri i Lazios është Simone Inzaghi i cili me këtë barazim e dërgoi në Serie B, Beneventon e cila drejtohet nga vëllau i tij Pippo Inzaghi ish-sulmuesi i Milanit.

Në këtë përballje nga minuta e parë deri në të fundit u paraqit sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi por që nuk la gjurmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *