Inter vs Napoli (Drejtpërdrejt)


Interi do të kërkojë ta krijojë një rezultat të favorshëm ndaj Napolit në duelin e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë, duke e shfrytëzuar terrenin vendas.

Skuadra e Antonio Contes Inter është nikoqir i Napolit të Gennaro Gattusos në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Kupën e Italisë, që nis në orën 20:45.

Zikaltrit e siguruan një vendin e mesin e katër skuadrave më të mira për herë të parë pas shtatë vjetëve, pasi e munden Fiorentinën në çerekfinale.

Interi vjen në këtë takim plot entuziazëm pas triumfit madhështor me rikthim kundër Milanit në derbin e fundjavës në Serie A.

Napoli i shqiptarit Elseid Hysaj, i cili nuk është pjesë e skuadrës sonte, nuk po kalon momente të mira veçanërisht në ligë këtë sezon, synon po ashtu rezultat pozitiv para takimit të kthimit në Sao Paolo.

Conte nuk do të mundë të llogarisë përsëri në kapitenin dhe portierin Samir Handanovic, i cili vuan nga lëndimi i gishtit të dorës, por i është rikthyer sulmuesi Lautaro Martinez.

Gattuso do të jetë pa mbrojtësin kryesor Kalidou Koulibaly si dhe pa Lorenzo Insigne, që janë lënë në stol për shkak se nuk janë 100% të gatshëm.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *