Të dielën e 22 shtatorit ndeshja mes Interit dhe Milanit e njohur si Derby della Madonnina do të hyjë në histori, duke thyer rekordin e të ardhurave në Serie A, rekord i cili mbahet nga ndeshja Inter-Juventus më 6 tetor 2019 (6.6 milionë).
Nëse nuk bën histori, nuk është derbi. Dhe kështu, pas episodit të fundit, të paharrueshëm që qepi yllin e dytë në fanellën e Interit – kini kujdes nga numrat e episodit të radhës.
E gjithë kjo sepse më 22 shtator nga ora 20:45 do të luhet ndeshja Inter-Milani dhe Giuseppe Meazza do të jetë i mbushur përplot në tribuna dhe mbi të gjitha në arkat e Nerazzurrëve.
Sipas Gazzetta dello Sport, ka shumë gjasa që derbi i parë i këtij sezoni të bëhet ndeshja me të ardhurat më të mëdha ndonjëherë në historinë e Serie A.
Megjithatë, shifrat prej 7 milionë eurove përsëri do të mbetet larg fitimeve rekord të Interit në të gjitha garat.
Ndeshja rekord e Nerazzurrëve është ajo ndaj Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me 2023, ku fituan 12.4 milionë euro, ndërsa pas tyre është ajo e sezonit të kaluar ndaj Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës ku patën të ardhura prej 9.2 milionë eurosh. /Telegrafi/