Inter vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa në javën e 25-të të Serie A bën detyrën në fitoren me poker ndaj skuadrës së vendit të fundit Salernitana-s.
“Zikaltërit” dominuan gjithë takimin dhe zhbllokuan rezultatin me golin e realizuar në minutën e 17’ nga Thuram që u asistua nga Carlos Augusto.
Dy minuta më pas, po me asist të Carlos Augustos ishte Lautaro ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e vendasve.
Teksa Dumfries vulosi pjesën e parë me golin e realizuar në minutën e 40’, duke trefishuar avantazhin e vendasve.
Ndeshja u vulos në minutën e 90’, me Arnautovic që shënoi golin e katërt për ekipin e tij pas asistit të dhuruar nga Dumfries, me “zikaltërt” që nuk u lanë asnjë mundësi reagimi miqve.
4-0 dhe Inter kryeson Serie A me 63 pikë pas javës së 25-të, teksa Salernitana qëndron në fund me 13 pikë.