Inter fiton sfidën për vendin e dytë me Atalanta-n, në San Paolo rishkruhet historia

Inter e ka mbyllur me një fitore të rëndësishme sezonin 2019/20 të Serisë A.

Zikaltrit, në fakt, kanë mposhtur 2-0 në transfertë Atalanta-n dhe kanë siguruar vendin e dytë në renditje.

Lojtarët e Conte-s kanë gjetur golin që në minutën e parë të takimit dhe kanë realizuar të dytin në minutën e 20-të me Young.

E mbyll me fitore edhe Napoli, që ka mundur në San Paolo 3-1 Lazio-n, por fituesi i vërtetë i ndeshjes ka qenë sulmuesi i bardhekaltërve, Ciro Immobile.

Me golin e shënuar sot, ai e ka mbyllur kampionatin me 36 realizime, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain në sezonin 2015-16 me fanellën e Napoli-t për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të Serisë A.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *