Ka nisur me një fitore bindëse viti 2021 i Inter-it.
Zikaltrit kanë mposhtur 6-2 Crotone-n në javën e 15-të dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e par ëtë renditjes.
Heroi i ndeshjes ka qenë Lautaro Martinez, i cili ka realizuar tregolëshin e tij të parë në karrierë me Inter-in.
Protagonist edhe Lukaku, autor i një asisti dhe një goli.
Lajmi i keq për milanezët është se belgu ka kërkuar zëvendësimin në minutën e 75-të për shkak të një shqetësimi fizik.
Vazhdon të shkëlqejë edhe Hakimi, që sot ka realizuar golin e tij të pestë në këtë sezon të Serisë A.