Inter ka hipotekuar kualifikimin në 1/8-at e Europa League pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Ludogorets në ndeshjen e parë.
Golat e zikaltërve janë shënuar nga Eriksen (71′) dhe Lukaku (95′, pen.), por ka qenë një lojtar tjetër që ka regjistruar një statistikë të pabesueshme.
Po flasim për Borja Valero, i cili ka qenë i saktë në 98,63% të pasimeve të dhëna (72 pasime të sakta nga 73).
Përqindja më e mirë e regjistruar nga një mesfushor i Inter-it në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet që nga Esteban Cambaisso (100%, 70/70) kundër Genoa-s në majin e 2013-ës.