Insigne mbulohet nga fëmija që e mori për dore, detyrohet ta vendos anash

Lorenzo Insigne padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë në Botë.

Sidoqoftë, e vetmja gjë që sulmuesi i Napolit nuk e posedon është gjatësia, me vetëm 164 centimetra në trupin e tij.

Për shkak të shtatit të tij, Insigne shpesh është detyruar të marr anash vetes fëminë që e mban për dore.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sonte para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Si duket, herën tjetër duhet që për Insignen të rezervohet një fëmijë më i shkurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *