Inkuadrimi i sistemit VAR, FFK organizon seminar për gjyqtarët

Federata e Futbollit të Kosovës, FFK, ka organizuar një seminar dy-ditor me gjyqtarët kosovar ku temë e diskutimeve kryesore ishte inkuadrimi i sistemit VAR në Superligë.

Federata e Futbollit e Kosovës në prag të fillimit të garave të stinorit pranveror ka organizuar seminarin dyditor për gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, në ambientet e stadiumit të “Fadil Vokrri” në të cilin ka ligjëruar instruktori i UEFA-së, Sokol Jareci.

Ky seminar vjen pas testeve fizike, të cilat gjyqtarët arritën t’i kryejnë me sukses gjatë mesjavës. Në hap me projektin e presidentit Ademi që VAR-i të implementohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, temë bosht e këtij seminari ishte pikërisht implementimi i protokollit VAR.

Tema tjera të këtij seminari ishin edhe ndërhyrjet në zonën e 16-metërshit, bashkëpunimi&puna në grup dhe loja me dorë, ku gjyqtarët u udhëzuan mbi interpretimet më të reja të rregullave të lojës.

Në mesjavë do të fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, për të vazhduar në fundjavë me fillimin e stinorit pranveror në Superligë, andaj Komisioni i Gjyqtarëve siguron se gjyqtarët janë të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre në ndeshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *