Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi Kalidou Koulibaly është infektuar me COVID-19 dhe është duke u izoluar në shtëpi.
Pas këtij rasti, Amir Rrahmani pritet që të marrë më shumë hapësirë në skuadër dhe është një mundësi shume e mirë për të që të tregojë vetën.
Ai do t’i mungojë skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim tjetër, ndërsa shpresojmë që tani tekniku Gattuso t’ia ofrojë një tjetër mundësi kapitenit të kombëtares.
Takimi mes Genoas e Napoli zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Luigi Ferraris.
Theksojmë se Rrahmani veçse ka debutuar me ekipin, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit, ndërsa tani po angazhohet maksimalisht që të ketë minutazhë më të madhe./