Infantino sqarohet për dyshimet se FIFA qëndronte prapa krijimit të Superligës Evropiane

Presidenti Gianni Infantino tha se ai ka ‘biseduar me shumë klube’ për Superligën por theksoi se ‘nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit’.

Të gjithë sytë ishin drejtuar Presidentit në Kongresin e 71-të të FIFA-s dje, pas zbulimeve të New York Times mbi përfshirjen e tij të mundshme në garën e pezulluar.

Por shefi i FIFA-s mohoi që ai të ketë qenë pjesë e krijimit të të ashtuquajturës Super League.

“Ne duhet të shohim faktet, jo thashethemet,” tha Infantino në Kongresin e FIFA-s.

“Unë kam punuar në pozicione të ndryshme të larta në futboll për dekada.

“Unë kam biseduar me shumë klube dhe Super League ka qenë një temë diskutimi, të gjithë në futboll e dinë këtë.

“Është përgjegjësia e FIFA-s të diskutojë futbollin me palët e interesuara. Dëgjimi i disa klubeve dhe biseda me ta, nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit, duke bashkëpunuar ose duke kurdisur komplot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *