Infantino lavdëron Kosovën: Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër tyre, frikësohen se do të humbasin

Presidenti i Shtëpisë Botërore të futbollit,Gianni Infantino, ka lavdëruar zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos gjatë dekadës së fundit.

Ai theksoi Kosova tashmë është bërë një kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë.

“Nëse shohim sa shumë është zhvilluar futbolli në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme. Sot askush nuk dëshiron të vijë të luajë kundër Kosovës, sepse kanë frikë se do të humbasin. Ekipi është i fortë dhe keni tifozë gjithandej. Puna që po bëhet është e shkëlqyer,” deklaroi ai gjatë intervistës së tij për “FFK Podcast”.

Shefi i FIFA-s, shtoi se ndihet i nderuar dhe i emocionuar që ka marrë çmim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Infantino shtoi se këtë çmim ia ka dedikuar Fadil Vokrrit, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për të cilin ka thënë se personifikon qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *