Klubi napoletan ka reaguar përmes rrjetit të tyre social, Twitter.
Insigne ishte parë duke u larguar nga tuneli i stadiumit dhe kishte fyer skuadrën duke thënë, “skuadër m***”.
“Si pasojë e të gjitha lajmeve të shpërndara nga mediat, specifikojmë që nuk ka pasur asnjë incident ndërmjet kapitenit, Lorenzo Insigne dhe bashkëlojarëve të skuadrës”, u tha në deklaratën e klubit.
“Reagimi i futbollistit në minutat e fundit të ndeshjes, Sassuoli-Napoli ishte i lidhur vetëm me epilogun e minutave të fundit të ndeshjes”, deklaroi Napoli.