Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: Kjo fitore i shkon gjithë Kosovës

Trajneri i Ballakanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor.

Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Sivasspor, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka tek në fund arritën të triumfojnë, për rezultatin 4:3.

Pas ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri, duke thënë se kjo fitore është për të gjithë Kosovën.

“Dje në konferencë thashë mirëmbrëma Sivasspor, sot them mirëmbrëma Kosovë, pasi kjo fitore i shkon gjithë Kosovës. Këta djem kanë personalitet, kanë karakter,, pasi luajtëm me shumë mungesa. Janë mungesa që ne i përballuam, edhe lojtarët që u futën bën mirë. U treguam pak cinik, pasi mund të kishim mbyllur më mirë ndeshjen. Por, ekipi ka fituar eksperience pasi kanë besim te vetja dhe i respektojnë rivalet”.

Tutje, ai tha se shpreson që në ndeshjen e radhës të kenë mbështetjen e gjithë Kosovës.

“Shpresoj të kemi Xhebrailat dhe gjithë Kosovën në ndeshjen e kthimit, pasi nuk përfaqësojmë vetëm ekipin, por gjithë Kosovën”.

Ballkani pas asaj fitore kanë katër pikë në vendin e dytë, me një fitore një humbje dhe një barazim në tri ndeshje të Ligës së Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *