Icardi- Wanda mesa duket i kanë ulur gjakrat mes tyre dhe janë kthyer normalitetit. Intervista e fundit e modeles ka sqaruar disa të pathëna për çiftin, megjithatë jo gjithçka është si më parë sidomos tek sulmuesi.
Nëpër mediat e ndryshme është vënë re një ndryshim në sjellën e çiftit sa herë ata janë afër njëri tjetrit. Disa ekspertë në televizionet argjentinase kanë analizuar sjelljet e tyre, të cilat janë si pasojë e një telenovele të gjatë, të mbushur me skandale.
Reagimet e Wandas
“Kur Ikardi flet, Uanda nuk e sheh direkt në sy por fokusohet tek pijet. Asaj nuk i intereson se çfarë Mauro thotë sepse e di se çfarë do të flasë. Kur ai vjen ta puthi ajo nuk e prek fare, edhe pse gjërat kanë përfunduar. Kjo është një shenjë mosbesimi. Këto janë gjeste që ne bëjmë kur nuk kemi besim tek njeri.
Reagimet e Icardit
“Ai ka pasiguri, ka një frikë. Kur ulet në karrige bën lëvize në disa momente. Ai është i terrorizuar”.
Skandalet e publikuara nëpër media kanë lënë shenjë tek çifti Icardi – Wanda, ta cilët edhe pse kanë pranuar që i kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Tani Icardi do të mendohet dy herë përpara se të bëj ndonjë veprim, sepse Wanda po e vëzhgon.