Legjenda e futbollit suedez dhe botëror, Zlatan Ibrahimoviq ka marrë edhe njëherë vëmendje.
Pas fitores së Milanit ndaj Romës, Ibrahimoviq ka folur për të ardhmen e tij.
Gjegjësisht, ai foli për synimet e tij pas karrierës aktive si futbollist.
“Është e pamundur të bëhem trajner, kjo është plotësisht e qartë për mua”, ka thënë Ibrahimoviq.
“Po të isha trajner, do të rrahja futbollistët e mi në çdo ndeshje madje edhe pas ndeshjeve. Kjo nuk është gjë e mirë për mua”, tregoi ai.