Zlatan Ibrahimoviq ka pasur momente të vështira në stadiumin serb të Crvena Zvezdës.
Ai nuk ishte në fushë pasi trajneri i Milanit, Stefano Pioli vendosi ta lë në bankën rezervë në përballjen e Ligës së Europës.
Përkundër që nuk luajti, Zlatan është fyer e ofenduar në baza racore nga disa zyrtarë të klubit që ishin prezentë, pasi ndeshja luhej pa tifozë.
Persona që nuk janë identifikuar ende, vazhdimisht e shanin sulmuesin kuqezi, me fjalët më të turpshme të mundshme.
Kjo nuk ishte e vetme, pasi tifozët në tribuna kishin vendosur edhe një baner provokues për Kosovën, ku bënin thirrje për t’i mbrojtur serbët që jetojnë në Kosovë.
UEFA pritet të marrë masa ndaj kësaj sjellje skandaloze që gjithmonë ndodh në stadiumet serbe.