Ibrahimoviq dhuron “show” edhe në det, shikoni kërcimin e “çmendur” nga jahti në ujë

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq është duke kaluar momente pushimi, derisa të njëjtin moment po rikuperohet pas lëndimit të gjurit.

Zlatan Ibrahimoviq ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku shihej teksa kërceu nga jahti në det.
Ibra kaloi rrethojën e jahtit dhe u hodh në det duke bërë të ditur se ai është duke u kthyer sërish në formën e tij para lëndimit.

“Ne fluturojmë”, ka shkruar Ibrahimoviq në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Ibrahimoviq nuk është pjesë e ekipit kombëtar të Suedisë për Kampionatin Evropian të futbollit për shkak të lëndimit që ka pësuar në gjurin e këmbës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *