Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë rinovimit me skuadrën e Milanit. Suedezi ka e kthyer fytyrën e vërtetë të ekipit me paraqitjet e tij dhe ka motivuar shokët e skuadrës, pavarësisht se është 38 vjeç.
“Gjiganti i sulmit” ka postuar një tjetër foto interesante në rrjetet e tij sociale. Ai hodhi një foto ku shkruhet një shprehje e tij: “Unë mund të luaj në të njëjtin nivel deri sa të jem 50 vjeç”.
Veterani shkruan sipër fotos: “Jam dakord me Zlatan”. Ibrakadabrra është 38 vjeç, ndërsa do të festojë datëlindjen e tij të 39-të më 3 tetor. Milani dëshiron ta mbajë ende veteranin.