Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në Kombëtaren e Suedisë bëri bujë të madhe në mediet vendore dhe botërore, pasi sulmuesi i njohur do të jetë kundërshtar i Përfaqësueses së Kosvoës për herë të parë.
Megjithatë, gazetari Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, ka raportuar se sulmuesi i Milanit do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ndeshje kjo që zhvillohet të enjten nga ora 20:45.
Pastaj, do të vlerësohet situata nga stafi mjekësor dhe do të vendoset nëse 39-vjeçari do jetë titullar edhe ndaj Kosovës (më 28 mars) apo të këtë më pak minuta, duke kujtuar se sulmuesi shtatlartë ishte i lënduar së fundmi.
Ndërsa, për miqësoren ndaj Estonisë (më 31 mars), sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk pritet të paraqitet fare.