Zlatan Ibrahimovic ishte kryefjala e derbit Inter-Milan. Sulmuesi 39-vjeçar vulosi përballjen me 2 golat e tij në harkun kohor të 3 minutave, duke i dhënë kështu një fitore me mjaft vlera Milanit.
Por pavarësisht se e “gllabëroi“ prenë e tij në fushën e lojës, një “luan“ si Ibrahimovic ka ende uri. Një mesazh i qartë nga gjiganti i sulmit, që reagon përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter“ pas derbit.
Në foto shihet një luan me gojën e përgjakur pasi ka ngrënë prenë e tij, ndërsa kjo shoqërohet me fjalën “uri“ nga ana e lojtarit.
Me këtë postim Ibra ka vendosur të japë mesazhin e tij për derbin, por edhe për veten e vetë, të cilën e krahason me një luan të uritur, që kënaqësinë e vetme e gjen duke “ngrënë“ kundërshtarin.