Kelmendi përmes një statusi në Facebook ka treguar si gjatë asaj kohe kur Vladi e të tjerët mbanin koncertet, ishte biznesmeni Ramiz Ejupi që ua zhvati 2.5 milionë marka – raporton Syri.net
Meqë nuk kam mundësi ta shpërndaj statusin që paska aishuar para dhjetë orëve Miku Arif Vladi, po e sjell këtu në këtë mënyrë.
Fillimisht ragimin tim, që sapo e bëra në profilin e Arifit:
Keqkuptim subjektiv mes nesh, apo?
E vërtetë absolute është se prapa Muzeut kombëtar në Tiranë, në lokalin „Çaplinë“, në prani edhe të Vëllait Tënd, në mars 1998, më kë fol për dëshirën dhe nevojën që të bëhet një këngë dedikuar UÇK-së.
Vëllain Tënd, që në ato kohë ofronte shërbimin taksist, e kishim angazhuar për 50 US$ në ditë që të na shërbënte, meqë ndienim siguri dhe ishte më praktike. Dhe në kuadër të atij komunikimi ke thënë se duhet një pagesë simbolike për autor të tekstit, për kompozitorin dhe për studion ku do inçizohej kënga. Unë e kam mbajt mend se t’i kam dhënë vetën 1.000,- US$, edhe pse ke thënë se realizohet me 500 US$. Ishte një „investim“ simbolik për një këngë me dobi të madhe, dhe prandaj nuk ke pse ndihesh mercenar, e as i fyer, sepse ato mjete janë dashur për tekst, kompozim e studio.
Fatkeqësisht, ka qenë e vërtetë, gjithashtu, unë isha skeptik dhe nuk e parashikoja dot rëndësinë e këngës që kishe planifikuar Ti…
Mënyra për t’u mbrojtur panevojshëm tani, sikur ke bërë faj, se atëherë kishe vilë, prandaj nuk ke pas nevojë për mjete simbolike që duheshin për ta realizuar këngën, nuk është argument, sepse populli thotë: „Apetiti rritet duke ngrënë.“ Por fatmirësisht, në atë rast nuk ke qnë i tillë, por ishe Vullnetmirë për të kontribuar për Luftën çlirimtare përmes zanatit Tënd!
Nuk kemi nevojë për asnjë lloj „pastrimi“ duke denigruar njëri-tjetrin, meqë ishte një rastësi që dëshmon për fisnikëri të dyanshme, kur kemi parasysh rrolin e madh frymëzus që pati e ka të Marshit të UÇK-së.
Shkurt e Shqip: kupto, i respektuari Korife i këngës patriotike, nuk i ke kërkuar ato mjete për vete, por për të paguar modestisht ata që ishin të domosdoshëm – autorin e tekstit, kompozitorin dhe pronarin e studios ku është inçizuar Marshi i UÇK-së.
Nuk është vetëm Marshi i UÇK-së kontribut i madhe i Yti, i Autorit të tekstit dhe i Kompozitorit. Edhe angazhimi Yt pasues, bashkë me Kastriot Tushën, Manjolla Nallbanin dhe të tjerë, që keni bërë turne të gjatë në Europë Perëndimore, për ta ndihmuar UÇK-në edhe financiarisht me të hollat e biletave, ishte kontribut i Juaj i madh.
Deri sa Ju me të drejtë ishit krenarë që po ndihmonit financiarisht UÇK-në, matrapazi Rmzie Ejupi, pronari i Reisbyros „Eurokoha“, na i ka vjedh krejt ato fitime financiare të koncerteve Tuaja.
Ndoshta Ty të kujtohet, sa shumë koncerte i keni bërë. Të hollat 50 DM, si para xhepi për shpënzime ditore për ushqim, kafe e cigare, siç keni treguar gatishmëri para se të fillonte turneja, nuk ishin kompensim financiar, por ishin mjete modeste për të mundësur mbarvajtjen e koncerteve.
Në përmbyllje të turneut Tuaj kemi pas bërë një llogari paushalle për sasinë e fitimeve nga ato koncerte. Duhet të kenë qenë të paktën rreth 2,5 milionë DM. Fatkeqësisht, na i ka plaçkit matrapazi Remzi Ejupi…