Prokuroria Federale Italiane ka hapur një procedurë hetimi për Zlatan Ibrahimovic për përplasjen që kishte pasur me Romelu Lukakun.
Sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit ishin të përfshirë në një përplasje në derbin e zhvilluar më 26 janar në Coppa Italia.
Ibra dyshohet se kishte përdorur shprehje raciste mbi Lukakun, me ç’rast ishte ngritur edhe një tension mes tij dhe Belgut.
Sipas Calciomercato.com, Ibra u intervistua nga inspektorët e Prokurorisë Federale këtë mëngjes dhe u ndihmua nga avokati i tij.
Lukaku është në pritje pasi edhe ai do të intervistohet ditët në vijim gjithashtu.