Milani e ka nisur aventurën evropiane në Dublin kundër Shamrock Rovers në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Rossonerët e kanë fituar përballjen ndaj liderit të Ligës Premier të Irlandës (1-0) dhe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër.
Rezultatin e zhbllokoi Zlatan Ibrahimovic (23’). Sulmuesi veteran pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Hakan Calhanoglu, krijoi hapësirë dhe shënoi.
Në gjysmën e dytë ishte, vet Calhanoglu që shënoi një gol të bukur (67’), pasi pranoi një top të kthyer nga Alexis Saelemaekers.
Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, Milani do të luajë kundër Bodo-Glimt që eliminoi Zalgiris Vilnius.