Meçi mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boeselit është çështje e mbyllur dhe se Dominic Boesel, ka thënë Federata Botërore e Boksit, IBO, raporton Boxen1.com.
Ekipi i Krasniqit angazhoi tre gjyqtarë të licencuar në federatën gjermane të boksit BDB, për të bërë një rivlerësim. Të tre ia dhanë fitoren Krasniqit.
Por, procedurat e ndjekura nga Krasniqi nuk i kanë pëlqyer edhe IBO-së. IBO ka thënë se Krasniqi nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret e federatës dhe se për të si federatë kjo çështje është e mbyllur. Madje është paralajmëruar se rasti mund të shkojë në gjyq.
“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, ka thënë presidenti i IBO-së, Ed Levine, raporton Boxen1.com
Krasniqi kishte rrëmbyer titullin IBO dhe po ashtu titullin e përkohshëm të botës në versionin ËBA në tetor të vitit 2020, kur e nokautoi Boeselin në raundin e tretë. kurse më 9 tetor të këtij u mposht 2:1 me pikë në revanshin me Boeselin. Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBO, e po ashtu eliminator për titullin WBA.