I uroi vdekjen e fëmijut, futbollisti gjerman sulmon fansin në tribuna

Në takim e Kupës së Gjermanisë mes Dynamo Dresden dhe Hamburgut ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme.

Hamburgu u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes 4-1 ndaj Dynamo Dresden, por vëmendjen e mori një ngjarje që ndodhi pas përfundimit të takimit.

Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner u futë në tribuna, ku autoritet vendase kishin paraparë një numër të reduktuar të shikueseve dhe u konfrontua me njërin nga fansat e Dresdenit.

30 vjeçari kishte qenë pjesë e Dresdenit në vitet 2010 – 2014. Më shumë se 10 mijë fansa ishin në stadium, shifër kjo rekorde e të pranishmëve në Gjermani që prej fillimit të pandemisë së coronavirusit.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat gjermane, fansi i kishte uruar vdekjen fëmijut të Leistner.

Mbrojtësi pritet të dënohet nga komisioni disiplinor i federatës gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *