Të dielën në mbrëmje, Roma do të përballet me Genoan e trajnerit të ri Shevchenko për të kërkuar një fitore që ka munguar prej katër ndeshje, mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës.
Në këtë pauzë, Jose Mourinho studioi deri në detaje ndeshjen e Marassit, duke analizuar me skrupulozitet të gjitha detajet dhe gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Venecias.
Kështu tekniku ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga puna e tij në Trigoria.
Fillimisht analiza video e ndeshjes së Penzos, me një humbje të mprehtë 3-2 edhe për shkak të një penalltie të dhënë për Venezia dhe që ndezi polemika të reja arbitrimi.
Në video-dhomën e Trigorias, tekniku me tuta dhe pantofla ka rishikuar ndeshjen pa pushim, duke analizuar lëvizjet e skuadrës.
Më pas sigurisht analiza taktike dhe ndërtimi i skuadrës që do të duhet të përballet me Genoan: një foto ku shihet Mourinho i ulur në zyrën e tij duke shkruar skemat e ndryshme që do të përdoren në Liguria. Tifozëve nuk u ka shpëtuar një detaj: një fletë me formacionin e shkruar ku shihet qartë disponimi i lojtarëve për të formuar 3-4-1-2, e njëjta formë e përdorur edhe ndaj Venecias.