Lautaro Martinez thotë se ai ëndërronte të luante përkrah Leo Messit verën e kaluar dhe këmbëngul se ai do të arrijë një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij me Interin.
Messi, kontarata e të cilit me Barcelonën do të skadojë qershorin që po vjen, ishte i lidhur me një kalim te Interi verën e kaluar.
“Ishte një ëndërr e madhe për mua,” pranoi Lautaro në një intervistë për “Sportëeek”.
“Është e mahnitshme të luash me të, ai është lojtari më i mirë në botë dhe unë jam me fat që të luaj me të në ekipin kombëtar. Ai është një frymëzim për lojtarët e rinj ”.
Marrëveshja e Lautaros me Interin përfundon në vitin 2023, por ai shpreson të zgjasë qëndrimin e tij në klub së shpejti.
“Unë jam i lumtur në Inter, Milano është një qytet i shkëlqyeshëm. Agjenti im dhe klubi po flasin dhe unë jam i qetë. Unë vetëm dua të jap gjithçka për Interin, atëherë ne do të arrijmë një marrëveshje. ”, tha në fund Lautaro Martinez.